Rinia nuk po e marrin vëmendjen e duhur qoftë nga niveli qendror apo lokal, tha deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, në tryezën e diskutimit të organizuar nga NDI me temën “Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve”, për nder të ditës së Demokracisë.
Ajo çka po i pengon të rinjtë sipas Ujkanit është gjithmonë agjendat politike.
“Ne të gjithë duhet të jemi në shtysë e njëri tjetrit dhe të marrim vendime të mira të përbashkëta në të mirë të komunitetit. Edhe në këto kushte ne si rini nuk jemi ndalur asnjëherë ku i kanë shërbyer komunitetit ku jemi. Sfidat me të cilat përballemi gjithë kohës, e kemi të vështirë t’i shtyjmë përpara agjendat tona pasi që dalin gjithmonë përpara disa agjenda politike. Asnjëherë nuk është rinia që trajtohet me prioritet qoftë nga niveli qendror dhe ai lokal”.
Donjet Bislimi, anëtar i kryesisë në EDYN Kosovë, tha se Kosova ka një rini të motivuar dhe që është e tashmja e pakontestueshme.
“Pavarësisht gjuhës ne e kemi një mision që avancimi i liderëve të ri në vendet tona. Unë si mjek vullnetar kam pasur rastin me pa që secili e ka pasur misionin e njëjtë me luftua sëmundje. Në Kosovë kemi pasur kriza të shumta por gjithmonë e kam parë një rini të motivuar dhe energji i nevojitet çlirimi i potencialit që ka por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk bëhemi bashkë”.
Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore rezidente NDI Kosovë, po konsideron që demokracia në Kosovë mund të ketë sukses vetëm me angazhimin e të rinjve.
“Demokracia në Kosovë mund të jetë e suksesshme vetëm nëse të rinjtë janë të angazhuar në çdo nivel, përfaqësimi i barabartë i të gjithëve. Rinia në Kosovë dhe çdo kund në botë është ajo që thotë pse mos t’i ndryshojmë disa gjëra, pse papunësia është aq e madhe. Rinia duhet të jetë ajo që të dalë me zgjidhje. Rinia e Kosovës dhe ata që vinë nga komunitetet pakicë janë të mbyllur në vendimmarrje. Është një popullatë e madhe që po largohet dhe këtë duhet ta largojmë. Demokracia e Kosovës sado që është e gjallë varet nga përfshirja e të rinjve për zgjidhjen e sfidave”.
Ndërsa, James Evans, drejtor në detyrë i zyrës për Qeverisje dhe Demokraci, USAID theksoi se gjithçka mund të ndryshohet përmes votës.
“Kosova është me plotë njerëz të talentuar, derisa pandemia na ka sjellë në situata sfiduese dhe takimet personale. i ka bërë të vështira. Kosova e ka zgjedhur presidentin e dytë femër dhe kjo e sjellë edhe besimin që mund të ndryshohet përmes votës”.
Blerta Berisha, drejtoreshë ekzekutive e EDYN, tha se qëllimi është që të pasqyrohet efekti i pandemisë në arsimim dhe punësim.
“Ky program përbehet nga të rinjtë e moshave 18-32 vjeç. Qëllimi është që të kemi mundësinë që të diskutomë në efektin e pandemisë në arsimim dhe punësim”.