Mbrëmë u përballen Club Brugge dhe PSG.
Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Club Brugge.
Ylli i ‘Parisienëve’, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë shkaku i një lëndimi.
Mbappe u zëvendësua në minutën e 51’ me Mauro Icardin pasi nuk mundi të vazhdonte lojën.
Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.
Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin.