Katër persona janë arrestuar të enjten nën dyshimin se janë përfshirë në marrje dhe dhënie ryshfeti.
Dy prej të cilëve sipas prokurorisë janë zyrtarë të ministrive.
Insajderi, merr vesh se njëri nga të arrestuarit është Avdyl Fazliu, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas burimeve të gazetës, ai është zyrtar në departamentin e vulave apostile në këtë ministri.
Fazliu sipas prokurorisë, në cilësinë e zyrtarit të MPB-së, bashkë me një zyrtarë të MPJ-së, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar.