Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për shpalosjen e programit me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.
Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë qeverinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti për ndarjen me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë pikëpamjet dhe planet e qeverisë së tij. BE-ja është e gatshme ta përkrahë qeverinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Szunyog.
Thanks to PM @albinkurti for sharing with the EU Heads of Mission in Kosovo his views and the plans of his government. The EU is ready to support the government on its EU path.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 14, 2021