Real Madridi do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë në fundjavë.
Skuadra nga kryeqyteti do të përballet me Valencian në Mestalla në kuadër të javës së katërt në La Liga.
“Los Blancos” pas fitores ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, synojnë fitore edhe në mesjavë.
Mirëpo, skuadra e Carlo Ancelottit do të ketë disa mungesa ndaj Valencias.
Dani Ceballos, Ferland Mendy, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Marcelo janë mungesat e Real Madridit.
Futbollistët në fjalë janë të lënduar dhe janë duke u rikuperuar.