Reshjet e dendura, probleme me rrugët dhe energjinë në Kukës
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit. Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen.
Abcnews.al mëson se problematika me qarkullimin ka në akset kryesore, por edhe ato rurale. Ndërkohë në rrugët e qytetit ka prezencë të madhe uji. Shiu ka sjellë shkarje dherash dhe inertesh në Kukes-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.