Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren nëpërmjet një komunikate për media po pretendon se pushteti lokal në Prizren po keqpërdorë pozitën zyrtare për fushatë.
Sipas tyre qeverisja lokale e Prizrenit ka filluar blerjen e votave me dy thasë miell, në fshatin Skorobisht kë kësaj komune.
Ata në postimin e tyre kanë shkruar se mielli po shpërndahet nga zyrtari komunal për mirëqenie sociale shpërndan dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes për këtë fshat.
“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje”, kanë shkruar dega e LDK-së në Prizren.
Sipas tyre shpërndarja e këtij mielli në kohën e fushatës zgjedhore është “keqpërdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale”.
Krejt në fund ata kanë ftuar organet e rendit për të mbikëqyrur e hulumtuar siç e quajnë nga dega e LDK-së në Prizren “zemërgjerësinë” e pushtetarëve.