Në Kampionatin e Boksit në Shqipëri ndërpritet dueli, pas ‘provokimit’ të boksierit mysafir ndaj publikut. Kjo e fundit më pas e sulmon e frustruar, boksierin ‘provokues’!
Ka mjaftuar një ‘provokim’ i vogël nga boksieri Alban Beqiri në raport me publikun, për të eskaluar dhuna dhe për t’u ‘kryqëzuar dorëzat’ përtej ringut.
Plasin grushtet në kampionatin e boksit në Shkodër, komentatori e quan 'edepsëz' shkaktarin.Plasin grushtet në kampionatin e boksit në Shkodër, komentatori e quan 'edepsëz' shkaktarin.Posted by Sporti në KlanKosova on E shtunë, 18 shtator 2021
Në takim çdo gjë po shkonte sipas planit dhe dashamirët e sportit fisnik, boksit, prezentë në sallë, po përcillnin me kurreshtje takimin mes dy boksierëve të njërës nga kategoritë përkatëse, kur boksieri mysafirë ‘intrigoi’ aderuesit në sallë me provokimin e shkaktuar sipas komentatorit, për të nxitë konfliktin.
Në fakt, pas eskalimit të situatës, nga pamjet e regjistruara shihet se takimi është mbyllë, ndërsa masa e gjërë është qetësuar, përkundër që në parket ka vijuar të qëndroj.
E komentatori i revoltuar e quan boksierin mysafir ‘edepsëz’!