Goran Rakiq, udhëheqës i Listës Serbe dhe Ministër për Komunitete dhe Kthim, ka dalur në vendin e ngjarjes ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës në Veri dhe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të ndërmarrë diçka.
Policia e Kosovës ka filluar aksionin për reciprocitetin e targave dhe secila veturë që ka targa serbe po detyrohet t’i heqë ato dhe të vendosë targa “RKS”.
Pas aksionit të policisë, qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën me kamionë dhe nuk po lejojnë lëvizjen.
Albanian Post që po përcjell zhvillimet nga fillimi i aksionit, ka pyetur Rakiçin nëse do të intervenojë për të larguar serbët e pakënaqur.
“Nuk e di a do ta lirojnë rrugën”, ka thënë Rakiç, “por i lus të dyja palët për mirëkuptim”.
“Gjithashtu e lus Vuçiç-in që të reagojë.
Deri më tani, përkundër bllokimit të rrugës gjendja vazhdon të jetë e qetë.