Pika kufitare e Jarinjës vazhdon të jetë e bllokuar pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS për të hyrë në territorin e Kosovës.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur të bllokuar edhe një numër gazetarësh që nga mëngjesi i së hënës.
Në veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it.
Me protestuesit janë bashkuar edhe prestarë të Listës Serbe, derisa mediet në Beograd kanë raportuar se presidenti, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për e Siguri.
Nga ana tjetër, BE-ja ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet në veri të Kosovës.