Ishujt Kanarie janë cilësuar të sigurta të vizitohen nga autoritetet spanjolle.
Madje këtë ide e kishte mbështetur fuqishëm ministrja e Turizmit, Maria Reyes Maroto, gjatë një konference për media.
Megjithatë pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë një pasqyrë krejt tjetër – ku llava e vullkanit përpin shtëpitë dhe gjithçka që i del përpara.
Videoja shfaq momentin kur zjarrfikësit largohen nga llava duke u ndjerë të pafuqishëm përballë saj.
Kjo llavë shkatërronte një lagje – ku pak minuta më herët banorët ishin evakuuar për arsye sigurie.