Altin Krasniqi u bën thirrje deputetëve: Të bashkohemi sërish rreth UÇK-së

Altin Krasniqi u bën thirrje deputetëve: Të bashkohemi sërish rreth UÇK-së

Altin Krasniqi, djali i ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqit, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive që të shkojnë në Kuvend.

Përmes një reagimi, ai ka kërkuar që deputetët të bashkohen rreth UÇK-së dhe, siç u shpreh, të mbrojnë me dinjitet çlirimtarët dhe Kosovën.

“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund të mesazhit, ai iu drejtua edhe qytetarëve me një përshëndetje të veçantë.

“Qytetarë, të fala keni nga babi”, ka shkruar ai.

Related Articles