Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo sot në pikë-kalimin kufitar Merdar është parë se ka ndërruar targat e veturës, kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave.
Rikallo sot ka hyrë në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar Merdar.
Ish ministri Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.
Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.
Të hënën me 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.
Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.