Mjaftoi një ditë pas publikimit të rastit qytetarë e grupe të ndryshme u organizuan në mënyrë mbresëlënëse, duke e mbledhur shumën e nevojshme për shërimin e mitrovicasit Berat Sefedini, të cilit i duhet të bëjë transplant të veshkës.
“Djemtë e Mitrovicës” që udhëhiqet nga Lindrit Misini mblodhën 18.000 EUR, shoqata e Halil Kastratit siguroi 2000 EUR dhe pjesa tjetër u dhurua nga diaspora e Kosovës.
Kështu për 24h u mblodh dhe sigurua shuma e kërkuar prej 23.000 EUR sa i nevojiten Beratit për trajtim.
Këtë lajm të mirë e kanë konfirmuar “Djemtë e Mitrovicës” për Jepi Zë.