Lazio nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim më udhëtim në përballje me Torinon, sfidë kjo që u mbyll me rezultat 1:1.
Plotë pesë futbollistë shqiptarë ishin prezentë në këtë takim por që vetëm dy luajtën.
Hysaj titullar dhe Muriqi u aktivizua në minutën e 75-të, derisa Mërgim Vojvoda, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha ndeshjen e përcollën nga bankina.
Hero në këtë takim për Lazion ishte Vedat Muriqi i cili kur skuadra veçse ishte dorëzuar ai nxori një penallti në minutën e 90-të, për të realizuar nga pika e bardhë Immobile dhe për t;ia dhënë një pikë skuadrës laçiane.