Denis Haliti braktisë futbollin e Kosovës, ka një falënderim të veçantë për KF Ulpianën

Denis Haliti braktisë futbollin e Kosovës, ka një falënderim të veçantë për KF Ulpianën

Futbollisti i njohur, Denis Haliti, ka vendosur që ta braktisë futbollin e Kosovës.

Fitorja e Ulpianës 3-2 në udhëtim te Gjilani më 19 shtator, doli të jetë ndeshja e fundit e Halitit në futbollin kosovar.

Mbrojtësi i krahut të majtë do t’i bashkohet familjes në Zvicër. Ai këtë e ka konfirmuar të enjten për “Zeri.info”, përcjellë Gazeta “Engima“.

“Arsyeja e largimit nga Ulpiana është familja, të cilës do t’iu bashkohem në Zvicër” – ka thënë Haliti.

Tutje, 24-vjeçari tha se mendon që ta vazhdojë karrierën si futbollist edhe në Zvicër, por që ende nuk ka diçka konkrete.

“Mendoj ta vazhdojë karrierën edhe atje, por mbetet të shihet. Nuk di njëherë se çfarë të them tjetër” – tha tashmë ish-futbollisti i Ulpianës.

Në fund, Denis Haliti falënderoj KF Ulpianën për pritjen e bërë, derisa u uroj suksese në vazhdim të kampionatit.

“Falënderoj shumë klubin e Ulpianës për pritjen dhe gjithçka tjetër. Klubit dhe bashkëlojtarëve iu dëshiroj suksese në vazhdim” – përfundoi Haliti.

Përveç te Ulpiana, Denis Haliti në të kaluarën ka luajtur edhe te Drita, Ramiz Sadiku, 2 Korriku, Dukagjini dhe Flamurtari.

Related Articles