Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit të tij para deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane, foli edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë. Ai tha se kjo marrëveshje nuk e sjellë asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.
“Sa i përket energjisë, është duke ndodhur një manipulim i madh i opinionit, marrëveshja për gazin që vjen nga Maqedonia nuk e sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë është gaz azerbajxhan dhe rus”
“Me dalë me mbrojtë linjën e gazifikimit që vjen nga Maqedonia me idenë që po e mbrojnë gazin amerikan është budallallëk sepse gazi amerikan është gaz likuid, ai nuk transportohet përmes gypave por me kamionë ndëkaq i gjithë gazi që pritet të transportohet nga kjo linjë e gazifikimit është nga Azerbajxhani dhe Rusia”, ka thënë Bislimi.
Tutje, ai u shpreh se MCC-ja s’ka ndarë 200 milionë euro për projektin e gazifikimit por ka ndarë për projekte të energjisë në përgjithësi.