Sot vizituam disa biznese të vogla në qendër të qytetit. Nga afër pamë se pandemia ia ka vështirësuar shumë punën, ku poashtu dihet se shkaku i pandemisë, edhe shumë biznese të tjera janë detyruar të mbyllen. E në anën tjetër, as pushteti komunal nuk i ka qëndruar afër atyre.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ajsun Abdullahu Sadiku, Selvete Sylejmani, Besnik Shala, Afërditë Maloku e Anila Tusha Kastrati, u zotuan se me qeverisjen e re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bizneset do të kenë mbështetje të mjaftueshme pa bërë diskriminime, dhe do qëndrojmë pranë tyre për t’i dëgjuar shqetësimet që mund të kenë.
Ndryshimi i 14 shkurtit, duhet të kurorëzohet me 17 tetor!
Hapsirë e sponsorizuar