Masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna

Masat anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga e hëna

Qeveria e Kosovës miratoi të premten masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës.

Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë.

Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë: certifikatën e vaksinimit ose testet për COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale.

Edhe klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura më lartë.

Këto dëshmi vlejnë edhe në institicuone publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve, bankave dhe floktarët.

Këto masa do të vlejnë dy javë, dhe sipas ministrit Vitia, nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizimi apo lehtësuese varësisht nga situata epidemiologjike.

Më poshtë gjeni të gjitha masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19:

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e

mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të

vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak

se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë

certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri

2.4.

4. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të

përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë

një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona

duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

5. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

5.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare

tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose

pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do

ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

5.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të

respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

5.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

5.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar

me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të

nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)

orësh;

5.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

5.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

6. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në

pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në

pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

7. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një

apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga

dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

8. Nga data 13 tetor 2021, punonjësit/personeli sipas pikës 6, duhet të posedojnë certifikatën

e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

9. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në

ambientet e brendshme.

10. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti

të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19,

përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

11. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë

dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

12. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,

përveç:

12.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë

 ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

12.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

12.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

13. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

14. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të

monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 13.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

15. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

15.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të

barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur

dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

15.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë

punë apo shërbime publike;

15.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë

funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e

mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga

sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

15.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të

kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

15.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas

pikës 17, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

16. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga

pika 15 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

17. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë

leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë

që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

18. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë

të rregullt.

Related Articles