Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se miliona punonjës në të gjitha institucionet federale duhet të vaksinohen kundër COVID-19 deri më 8 dhjetor dhe se administrata do të përfshijë klauzola në të gjitha kontratat e ardhshme me qeverinë që urdhëron vaksinimet.
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 9 shtator që kërkonte vaksinime të detyrueshme të punonjësve në institucionet federale, por shumë kompani amerikane që kanë kontrata me institucionet federale kanë pritur udhëzime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.
Zëvendësdrejtori i Menaxhimit dhe Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë Jason Miller shkroi në blogun e tij se “udhëzimet e nxjerra sot promovojnë një nga qëllimet kryesore të planit të bazuar në shkencë: të vaksinojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”. “Tentakulat (rregulloret) janë të gjera. Numri i atyre që do të mbulohen është i madh”.
Miller tha se politika e vaksinimit të punonjësve “do të zvogëlojë mungesat, si dhe kostot e punës dhe do të përmirësojë efikasitetin e kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që kryejnë punë për qeverinë federale”.
Një zyrtar i administratës tha se kërkesat për vaksinim interpretohen “gjerësisht”, duke argumentuar se ato mbulojnë të gjithë, jo vetëm ata që punojnë në ndërtesat federale.
Steve Case, një avokat në King & Spalding, një kompani e specializuar në kontratat qeveritare, pret që urdhëresa të prekë dhjetëra miliona punëtorë amerikanë. Për shembull, nëse një punonjës federal shkon për të punuar në një zyrë tjetër në kompani, atëherë punonjësit e asaj zyre tjetër gjithashtu do të duhet të vaksinohen edhe pse nuk po punojnë në një kontratë për qeverinë. “Rregulloret janë të gjera. Numri i atyre që do të mbulohen është i madh”, tha Case.