Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë, rastet e dhunës janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Dragash, Prizren e Gjakovë.

Katër gra u rrahën nga burrat e tyre, një burrë u rrah nga djali i tij, ndërsa një tjetër e sulmon me mjet druri vëllain e tij.

Njoftimet në raportin e PK-së:

Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me vite të tëra ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht  me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.08.2021 – 14:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles