Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar sot pas mbajtjes së takimit të kryeministrit Kurti, me liderët e dy partive opozitare, LDK-së e PDK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, u ankua se Kurti e ftoi në orën 9 në takim, porqë përkundër se Haradinaj shkoi, Kurti nuk iu përgjigj takimit.
Postimi i plotë:
I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!