Ka përfunduar procesi i votimit në Gjermani, ku të dielen janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme.
Qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit dhe për herë të parë nuk kanë pasur mundësi të votojnë për Angela Merkel e cila do të tërhiqet nga politika pas 15 viteve si kancelare e Gjermanisë.
Një sondazh zakonisht i besueshëm nga ARD sugjeron që është një garë shumë e ngushtë midis CDU-së konservatore dhe SPD-së e qendrës së majtë se cila do të jetë partia më e madhe në parlamentin federal. Rezultatet e para zyrtare priten nga rreth orës 20:30.
Asnjëra parti duket se nuk do të marrë shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë dhe do të duhet që të ketë koalicione.
Këto janë rezultatet: