Zhvillimet në veri, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: I bëjmë thirrje Serbisë të ndalojë retorikën nxitëse të konfliktit

Zhvillimet në veri, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: I bëjmë thirrje Serbisë të ndalojë retorikën nxitëse të konfliktit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Serbia që të ndalojë përpjekjet për për të përshkallëzuar tensionet. KASH ka deklaruar se e mbështet fuqimisht vendimin e Kosovës për të vendosur reciprocitet për targat e automjeteve.

“Retorika konfliktuale e Beogradit dhe Moskës, lëvizja e forcave ushtarake serbe në kufi me Kosovën dhe sulmet kriminale në zyrat e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan, janë të papranueshme dhe një kambanë alarmi për të frenuar situatën jashtë kontrollit në kohë.

KASH-i i bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-së që të reagojnë shpejt dhe pa mëdyshje ndaj politikave dhe veprimeve të Serbisë për nxitjen e konfliktit.” thuhej në shkresën e publikuar në webfaqen e Këshillit.

Sipas KASH nuk do të ketë stabilitet në rajon duke iu kthyer sjelljeve dhe veprimeve që nxisin dhunën dhe urrejtjen.

” Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë i vjen keq që marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për t’u zbatuar, duke minuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë mund të ndërtohen vetëm në bazë të barazisë dhe respektit reciprok të të gjitha shteteve dhe popujve.”

Tutje u ripërsërit se dialogu dhe procesi i integrimit në strukturat evropiane dhe euroatlantike janë rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Related Articles