Munishi: Po të humbisja derbin do ta shkarkoja veten

Munishi: Po të humbisja derbin do ta shkarkoja veten

Derbi local FC Drita – SC Gjilani, i zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, u komentua gjatë në media ‘online’ e kanale televizive gjithandej.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve nëpër debate, në njërin syresh mori pjesë edhe vet menaxheri i bankinës së ekipit të Gjilanit, Ismet Munishi, i cili njihet për deklarata pompoze që shkaktojnë emocione të ndryshme e bëhen virale.

Kohë më parë ai bërë një analogji mes futbollit të Kosovës dhe ligave prestigjioze europiane, ndërsa shfrytëzoi nga rasti të bëjë një deklaratë “bombë” kur tha se për nivelin e futbollit tonë është Maurinnho! Në fakt kjo paralele duket mjaft interesante dhe reale kur kemi parasysh që niveli i kualitetit të futbollit tonë me atë të ligave prestigjioze dallon për aq sa dallon edhe administrimi e menaxhimi i bankinave, dhe rrjedhimisht deklarata e tii ishte në harmoni të plotë me analogjinë krahasuese.

Ndërsa, si njëri nga tranerët që shkakton emocione e prodhon senasacione mediatike, nënkuptohet edhe nga deklarata e tij e sotme në një emision televiziv, gjegjësisht në ‘Sports Shoë’, kur ishte decidiv në opinionin e tij, duke iu referuar përfoljeve në opinion për mundësinë e shkarkimit në opinion nëse skuadra e Gjilanit do të pësonte në derbin lokal nga Drita:

“Nëse e kisha humb derbin do të kisha dhënë dorëheqje”, tha ai. “Çka po mendoni ju, që unë e humbi derbin edhe rri aty a?”, ishte deklarata e tij ambicioze si zakonisht!

Related Articles