Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e fundit e muajit shtator do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Kjo situatë vije si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike.
Sot mbetet shumë ngrohtë, derisa gjatë ditës vransirat shtohen, e më vonë me mundësi për riga lokale shiu.
Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.