Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se diskutuan mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike, raporton Gazeta “Enigma”.

“Kryeministrin Rama e falenderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, shtoi Abdixhiku.

Related Articles