Pas humbjes ndaj Usyk, Joshua iu çon mesazh Wilderit dhe Furyt

Pas humbjes ndaj Usyk, Joshua iu çon mesazh Wilderit dhe Furyt

Anthony Joshua ende shpreson se do të luftojë kundër Tyson Fury dhe Deontay Wilder, edhe nëse titujt e botës nuk do të jenë në lojë.

Boksieri britanik i humbi titujt e botës IBF, WBO dhe WBA në kategorinë e rëndë pas disfatës kundër Oleksandr Usyk të shtunën në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.

Por Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për rimeç dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humbi titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në rimeçin me meksikanin.

Megjithatë, disfata ndaj Usyk ishte ndryshe nga ajo kundër Ruizit, sepse boksieri ukrainas bëri luftë të një niveli tjetër, duke e shkatërruar plotësisht Joshuan në çdo aspekt.

Megjithëse i përqendruar menjëherë në rimeçin me Usyk , Joshua ende është i etur për t’u përballur me Fury dhe Wilder, edhe nëse nuk do të jetë luftë për titujt e botës.

“Rruga për të padiskutueshmin është e mirë. Unë do të luftoja kundër Tyson Fury, Wilder dhe kujtdo qoftë edhe pa titujt e botës”, tha Joshua.

“Titujt janë argëtim, madhështor, trashëgimi, por me apo pa tituj, do të luftoj kundër çdo kujt”, shtoi ai.

Rimeçi mes Joshuas dhe Usyk mund të ndodhë në shkurt apo mars të vitit ë ardhshëm, sipas promotorit të Joshuas, Eddie Hearn.

Related Articles