Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?


Gazeta “Enigma”, ju sjell ngjarjet e ditës së mërkurë:

  1. 09:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes)
  2. 09:00 Roma Kosova organizon “Media Breakfast”. (Restaurant “Rings”, Prishtinë)
  3. 10:00 Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) 10:00Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë) 
  4. 10:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  5. 10:00 Advocacy Training & Resource Center (ATRC) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantojnë raportin “Hate O Meter I & II”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  6. 11:00 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se bashku me kryeministrin Kurti vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Kopshti i fëmijëve “Cicërimat”, Kalabri) 
  7. 11:00 Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton fabrikën M-Technologie. (Fabrika M-Technologie, Lebanë) 
  8. 13:00 Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton kompaninë “Ramoca Karcher”. (Rr. Vëllëzërit Fazliu, Kodra e Trimave) 
  9. 13:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndan shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit) 
  10. 17:00 Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, shpalos programin e tij politik para qytetarëve të Kolovicës. (Sh.f.Nazim Gafurri, Kolovicë) 
  11. 18:00 Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren mban tubim me qytetarë (Qendra Kulturore e Boshnjakëve, pranë shkollës “Gani Saramati”)

Related Articles