Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Një njoftim është bërë e ditur se mediat para takimit mund të marrin vetëm pamje.
Kurse, pas takimit nga zyra për komunikim e presidentes kanë njoftuar se do të lëshojnë komunikatë për media.
Ndërsa, pas takimit me Osmanin Von der Leyen, do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.