A e dini se Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve?

A e dini se Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve?

Politikanja me pozitë të lartë në Evropë, Ursula von der Leyen, e cila është e martuar me burrin e quajtur Heiko, është nënë e shtatë fëmijëve.

Presidentja e Komisionit Europian, e cila po zhvillon turin e saj ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdon në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur më 8 tetor të vitit 1958 në Bruksel.

Ajo u lind dhe u rrit në Bruksel nga prindër gjermanë, transmeton klankosova.

Më 2 korrik të vitit 2019, von der Leyen u propozua nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente të Komisionit Evropian. Ajo më pas u zgjodh nga Parlamenti Evropian më 16 korrik dhe morri detyrën më 1 dhjetor, duke u bërë gruaja e parë në një rol të tillë.

Von der Leyen është përfshirë në “100 Njerëzit më Me Ndikim” të revistës  “Time” të vitit 2020.

The Aristocratic Ineptitude of Ursula Von Der Leyen's EU Pandemic Response

Related Articles