Leonardo Bonucci zbulon ndikimin negativ të Cristiano Ronaldos te Juventusi

Leonardo Bonucci zbulon ndikimin negativ të Cristiano Ronaldos te Juventusi

Cristiano Ronaldo luajti për tri vite te Juventusi, ku fitoi dy herë titullin e Serie A, një herë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë gjithashtu.

Në 134 ndeshje për klubin, ai shënoi 101 herë. Por, portugezi u largua nga Torino këtë verë duke kaluar te Manchester United.

Mbrojtësi Leonardo Bonucci ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, duke treguar se lojtarët e tjerë u liruan kur ai erdhi.

“Kjo ishte, ideja që një lojtar, madje edhe më i miri në botë, mund të garantojë fitoren e Juventusit”.

“Prania e Ronaldos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm stërvitja me të na dha diçka shtesë, por lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij vetëm ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshje”.

“Ne filluam të binim pak në punën tonë të përditshme, përulësinë, sakrificën, dëshirën për të qenë atje për shokët e skuadrës ditë pas dite. Gjatë viteve të fundit, mendoj se mund ta shihni këtë”, ka thënë Bonucci për The Athletic.

Edhe pse Ronaldo kishte momentet e tij në Juventus dhe pa dyshim luajti rolin e tij, Bonucci beson se ai kishte nevojë për shokët e tij të skuadrës aq sa ata kishin nevojë për të që të kishte sukses.

” Ronaldo kishte nevojë për ekipin aq sa ne kishim nevojë për të. Duhet të ketë një kompromis sepse është ekipi që ngre individin edhe nëse individi është lojtari më i mirë në planet”, deklaroi Bonucci.

Related Articles