Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tashmë edhe publikisht po e përkrahë Bekim Jashrin për të parin e Skenderajt, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka bërë thirrje që në mesin e 6 kryetarëve për komuna të ndryshme, në Skënderaj të votohet më përpara Bekim Jashari sesa bashkëpartiaku i tij te PDK-ja, Fadil Nura.
Kamishi me këtë veprim i ka dalë kundër partisë, e cila ia ka besuar Nurës, kandidimin për kryetar në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.