15 mijë e 910 doza të vaksinave janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 1 milion e 328 mijë e 825.
797 mijë e 866 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.
Kujtojmë që sot në vend janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 45 raste pozitive me virus.