Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar mosnënshkrimin e Kosovës për projektin e gazpërçuesit amerikan, duke e cilësuar si një vendim shumë të mirë.
Cramon e falemnderoi Kosovën, pasi që sipas saj, ky është një vendim miqësor ndaj mjedisit.
“Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në Twitter.
Kujtojmë se sot, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se Kosova nuk e ka çuar përpara projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që sipas saj, Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik