Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.
IHK njofton se për të shtunën parashihet mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.