Të shtunen në Kosovë pritet të mbaj mot kryesisht me diell.
Mëngjesi më i ftohtë, nëpër ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
Temperaturat minimale zbresin në 5C ditën e shtunë, e më pas në rritje graduale deri në 11C ditën e mërkurë. Maksimalet në rritje graduale deri në 22C të dielen, e të martën edhe deri në 24C.
Era do të fryjë nga krahu jugor e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, e ditën e mërkurë me hove deri në 10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e më pas me tendencë të rënies nga mesi i javës.