Një grua gjendet e vdekur në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

Një vdekje në rrethana të dyshimta ka ndodhur në kuzhinë të një lokali në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

“Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur të premten, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles