Zyrtarët e KFOR-it kanë komunikuar me Njësinë Speciale. Ata kanë thënë që Njësia duhet të largohet nga pika në Bërnjak posa njëri kah i rrugës të hapet nga serbët që kanë bllokuar rrugën. Nga KFOR-i është thënë se nga biseda me serbët lokalë, u është thënë se protestuesit do ta lirojnë njërin kah të rrugës për automjetet e Njësisë Speciale të Kosovës që të lëvizin në të njëjtën kohë.
Por, nga zyrtarët e Njësisë Speciale iu është thënë se nuk do të largohen derisa komplet rruga të lirohet, ndërsa kanë shtuar se urdhri është i tillë.
Nga ora 8:00 deri në orën 16:00 të së shtunës pritet që të zhbllokohen dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të bllokuara prej mbi 10 ditë.