Zlatan Ibrahimovic edhe pse është i përfshirë në listën e Suedisë, nuk do të jetë në gjendje të luaj ndaj Kosovës.
Skandinavët dhe Dardanët do të luajnë me 9-të tetor në Solna, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Botërorit te Katar “2022”. Por për Kosovën para kësaj ndeshje të vlefshme ka ardhur një lajm i mirë nga Federata e Futbollit te Suedisë, derisa kanë njoftuar se Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e tyre për ndeshjet e muajit tetor.
Sulmuesi suedez është i lënduar ende dhe nuk ka arritur të rikuperohet me kohë. Shtatëlarti ka munguar edhe në ndeshjet e Rossonerëve në Serie A por edhe Ligën e Kampionëve.
“Fatkeqësisht, Zlatan nuk është aq përpara në rehabilitimin e tij sa të mund të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm. E trishtueshme për ne dhe gjithashtu e trishtueshme për Zlatan sigurisht”, thotë trajneri i kombëtares suedeze, Janne Andersson.
Suedia në këtë muaj luan ndaj Kosovës dhe Greqisë.