Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç njoftohet përmes një njoftimi për media, në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, ka thënë Mehaj.
Ndërkohë, ambasadori Minxhozi njoftohet të ketë konfirmuar mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.