Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë rikthyer pas disa pengesave për disa orë.
Por, ende ka probleme në funksionimin e tyre – ato po veprojnë ngadalshëm.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp, gjatë ditës kishin probleme në funksionimin e tyre.
Ende nuk dihen defektet që e shkaktuan këtë situatë, raporton Gazeta Enigma.
Por, Facebook ka kërkuar falje për të gjiithë përdoruesit e këtij rrjeti social.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhej në postim.
Vëmendja ishte bartur te Twitter, ndërsa Telegrami ka pasur rritje të madh të përdoruesve.
Raportohet se humbja e Facebook-ut për këtë kohë kap shifrën e miliardave.