Përleshje fizike mes disa personave te semaforat në Dardani

Disa persona janë përfshirë në një rrahje në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Sipas një video-incizimi nga një ngases që ndodhej në vendin e ngjarjes, shihet se 5-6 persona përfshihen në përleshje, mes tyre dy femra.

Incidenti ka ndodhur te semaforat përballë bulevardit “Bill Clinton”, në Dardani.

Ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë përleshje fizike.

Lidhur me rastin, Gazeta Enigma ka provuar të flasë me policinë për të marrë detaje të ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Related Articles