Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje për rrahjen në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje për rrahjen në Dubravë

Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Si pasojë e kësaj rrahje ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore. Kjo për shkak të plagëve të marra. E për njërin nga të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.

Lidhur me këtë për FrontOnline, ka folur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Ai tha se të përfshirë në rrahje ka qenë një i burgosur 27 vjeçar dhe një tjetër 31 vjeçar.

“Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit, duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë”, ka thënë Gashi

Related Articles