Në vazhden e vizitave nga Vetëvendosje, Kryetari i kësaj partie në Gjilan, Alban Hyseni vizitoi edhe lagjen “Tregu i Gjelbër”.
Nga Vetëvendosje dega në Gjilan, e konfirmuan përkrahjen për ndryshimin e 17 tetorit edhe nga kjo lagje.
“Qytetarët, të pakënaqur me keqqeverisjet e kaluara, me padurim po e presin 17 tetorin për t’i dënuar ata me votë”, thuhet në komunikatën e tyre.
Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re, qytetari do jetë në qendër.
“Bashkë me komunitetin, do t’i diskutojmë të gjitha modalitetet në çfarëdo projekti që i prek ata, sepse bashkëpunimi me qytetarin në Lëvizjen Vetëvendosje, konsiderohet si vlerë, e cila nuk mund të tjetërsohet”, ka thënë ai.
Bashkë qeverisim më mirë!
Lëvizja Vetëvendosje, dega – Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar