Qeni endacak i cili ndjek vazhdimisht veturat e policisë së Gjilanit

Qeni endacak i cili ndjek vazhdimisht veturat e policisë së Gjilanit

Për qytetin e Gjilanit tashmë është bërë i njohur një qen endacak i cili sillet vazhdimisht nëpër rrugët e qytetit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Problemet me qentë endacakë vazhdojnë të mbeten shqetësues për qytetarët, por ajo që u ka rënë në sy banorëve të Gjilanit tash e sa kohë është qeni i cili ndjek vetëm veturat e policisë pa marr parasysh se cili është destinacioni i tyre.

Ai është karakteristikë sepse nuk ndjek veturat tjera ose veturat e policies të tipit “xhip”.

Qeni endacak, përpara veturës së plicisë

Qytetarët të cilët i kanë bërë video këtij qeni, kanë treguar se ai djek policët nga qendra në çdo lagje të qytetit, por edhe në të gjitha fshatrat, kudo që nisen ai është pran tyre.

Ende nuk dihen arsyet se çka e shtyen këtë qen për këtë veprim./Gazeta Enigma/.

Related Articles