Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë vërejtur se avokati A.B në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.
Siç thotë Shërbimi Korrektues i Kosovës se me të hetuar këtë veprim, stafi përgjegjës për siguri ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla”.