“Fshati Nasalë e vendosur për Vetëvendosje”

“Fshati Nasalë e vendosur për Vetëvendosje”

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan në vazhden e takimeve të fushatës zgjedhore, vizituan fshatin Nasalë, për tu njoftuar me problemet e tyre dhe njëkohësisht shpalosën alternativën e tyre qeverisëse.

“Problemet infrastrukturore të pazgjidhshme tash e 21 vite pas luftës, rrjeti i ujësjellësit i papërfunduar dhe neglizhenca e diskriminimi i madh në ndarjen e subvencioneve, kanë ndikuar që shumë nga qytetarët e Nasalës të shpërngulen jashtë vendit”, thuhet në komunikatën e tyre. 

Kandidati për të parin e Gjilanit, nga Vetëvendosje, Alban Hyseni, bashkë me zv.Ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe me kandidatët për asamble Shefqet Jakupi, Valdrin Bajrami e Arianit Sadiku, u zotuan se me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me mandatin e saj 4 vjeçar, problemet esenciale për jetë do zgjidhen. Poashtu, nga kjo parti garantuan meritokraci në shpërndarjen e subvencioneve dhe se nuk do të ketë favore partiake. Sepse, sipas tyre ndryshimi po vie për të gjithë.

Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

Hapsirë e sponsorizuar


Related Articles