Deputeti konservator britanik, James Brokenshire, ka vdekur në moshën 53-vjeçare, ku këtë e bëri të ditur familja e tij përmes një deklarate.
A ishte duke vuajtur për herë të dytë nga kanceri në mushkëri, shkruan Standard.co
“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë, me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve.
Familja njoftoi se James ishte në spital nga e diela, kur gjendja iu përkeqësua shpejt. Familjarët e falënderuan stafin mjekësor për kujdesin ndaj burrit tashmë të ndjerë.
Baba i tre fëmijëve, Brokenshire fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri më 2018, por pas marrjes së trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, ai u detyrua që të tërhiqej nga roli i tij në qeveri në janar të këtij viti, pasi mori vesh se kanceri i është rikthyer.