Legjenda e sportit të boksit në Kosovë, Aziz Salihu, i cili ka fituar mbi 30 medaljeve te arta në turnire të ndryshme ndërkombëtare dhe është sportisti i parë kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe ka fituar medaljen Bronzi në Los Angelos, ka komentuar meçin e Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boesel.
Salihu për ‘GazetaBlic Sport’, tha se e njeh mirë Haxhi Krasniqin dhe beson fuqishën në fitoren e tij.
“Haxhi Krasniqi është sportist i dispilinuar dhe shumë profesionist. Deri tek titulli kampion ai ka ardhur me shumë punë e profesionalizëm dhe mendoj që edhe sonte do të fitojë meçin ndaj Boesel. E meriton fitoren dhe besoj se është shumë i përgatitur fizikisht për këtë meç“, tha fillimisht Salihu.
Më pas ai tha se nuk beson se Krasniqi do të fitojë me nokaut, kjo për shkak se duhet të jetë i kujdesshëm, sepse tashmë veç e ka titullin në dorën e tij.
“Nuk mendoj që Krasniqi do të rrezikojë dhe të futet në luftë për nokaut. Në meçin e parë ai e bëri këtë gjë për shkak se nuk e kishte titullin dhe tashmë e ka. Duhet të tregohet i kujdesshëm dhe për aq sa e njoh unë atë, besoj që meçin do ta menaxhojë në mënyrën më të mirë“, përfundoi Aziz Salihu.
Meçi zhvillohet sonte në ora 23:00.